Telenews

Ushtarët italianë të KFOR-it trajnohen nga ata hungarezë për reagim kundër zjarrit

Ushtarët e KFOR-it italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë kryer sot një stërvitje për reagim kundër zjarrit në kampin në Novosellë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e lëshuar të KFOR-it në Facebook thuhet se trajnues janë pjesëtarë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it.

Ndër tjera, shtohet se ky trajnim është bërë për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Telegrafi/

Të ngajshme

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin, thotë se po i vjen fundi?

Donat Hashani

Zogaj: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, data më e mundshme është kjo…

Donat Hashani

AME: Pas rënies së intensitetit të shiut, situata nën kontroll

Donat Hashani