Liverpooli e ka përmbysur Tottenamin në ndeshjen e dytë, pasi në duelin e parë kishin humbur 1-0, ndërsa sonte triumfuan 4-0.
Pas 34 minutash, Codu Gakpo kaloi The Reds në epërsi, që ishte goli i vetëm në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte edhe më fantastike, duke shënuar tri herë të tjera.
Mohamed Salah ia doli të realizonte nga penalltia, kur shënoi për 2-0 në minutën e 51-të.
Dominik Szoboszlai (75’), u asistua prej Conor Bradleyt, për rezultatin 4-0.
Fitoren e Liverpoolit e vulosi Virgil van Dijk, kur shënoi pas vetëm pesë minutash, me një asistim të Alexis Mac Allister.
Në finale të Carabao Cup, Liverpooli do të përballet me Newcastle United, që eliminoi Arsenalin.