Telenews

Selver Xhelili takon përkrahësit e shumtë të PDK-së në Pjetërshticë dy ditë para zgjedhjeve

Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, me numrin 83, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe mobilizues me përkrahësit e kësaj partie në Pjetërshticë të Shtimes. Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe besim të palëkundur në rrugëtimin e PDK-së, Xhelili ka falënderuar të gjithë qytetarët për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të dhënë një mesazh të fuqishëm përmes pjesëmarrjes masive në votime.

“Isha i nderuar të takoja përkrahësit tanë në Pjetërshticë, ku mobilizimi dhe përkushtimi për PDK-në është më i fortë se kurrë. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që po japin maksimumin e tyre për një rezultat të madh më 9 shkurt. Vota juaj është garancia për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Xhelili.

Ai ka theksuar se PDK-ja mbetet partia e vizionit dhe shpresës për Kosovën, duke ndriçuar rrugën për qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe zhvillim real. “Qytetarët janë lodhur nga zhgënjimet e populistëve pa vepra dhe sot më shumë se kurrë e shohin PDK-në si dritën në fund të tunelit”, ka shtuar ai.

Ndërsa zgjedhjet afrohen, mobilizimi në terren vazhdon, me një mesazh të qartë: vota për PDK-në është votë për stabilitet, zhvillim dhe përfaqësim të denjë të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Të ngajshme

Kujdes, aspirina tek disa njerëz shkakton më shumë dëme se përfitime shëndetësore

Erzana Fazliu

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Donat Hashani

Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Donat Hashani