Telenews

Dhuna në derbin e kryeqytetit, ka të arrestuar

dhuna-ne-derbin-e-kryeqytetit,-ka-te-arrestuar

Tre persona janë shoqëruar dhe disa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas dhunës në derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Të arrestuarit, akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së Rendit Publik dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive.

Ndërkaq, mes të preceduarve, është sekretari i përgjithshëm i K.F. Partizani, dhe një delegat nga FSHF, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Gjatë procesit të hyrjes së tifozëve dhe para fillimit të ndeshjes, u shënuan disa incidente mes dy tifozerive, të cilat kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës, shkruan abcnews.

Ndeshja u zhvillua pa incidente gjatë lojës, megjithatë, për shkak të tensioneve të krijuara më herët, u identifikuan disa shtetas të përfshirë në akte dhune, të cilët u shoqëruan nga policia në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë private (SHPSF).

Sipas policisë, situata e krijuar ka rrezikuar jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe sportdashësit, lojtarët dhe të gjithë të pranishmit në stadium, të cilët mund të ishin ekspozuar ndaj akteve të dhunshme dhe pasojave të mundshme të tyre.

Të ngajshme

Klubi i madh italian synon shërbimet e Van Dijkut

KushtrimGuraj

Interi i hakmerret Fiorentinës dhe i bëhet hije Napolit në krye

KushtrimGuraj

Ferizaj fiton ndaj Feronikelit’74, ngjitet në vendin e shtatë

Erzana Fazliu