Telenews

Përparim Rama uron LVV-në për fitoren në zgjedhje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke shpresuar për një formim të shpejtë të qeverisë dhe një angazhim të fuqishëm për kryeqytetin.

“Urime partisë fituese. Shpresojmë që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë një ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse”, ka shkruar Rama.

“Prishtina nuk është vetëm një qendër urbane, por zemra e funksionimit të shtetit, motori i zhvillimit ekonomik dhe imazhi ynë në botë. Rrjedhimisht, kërkon një program të qartë qeverisës dhe investime strategjike për ta kthyer në një model të zhvillimit modern e europian,” deklaroi Rama.

Ai gjithashtu përgëzoi partitë opozitare për një fushatë të qetë dhe demokratike, duke theksuar rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut në promovimin e një debati politik mbi ide dhe vizion konkret.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë zëri i progresit dhe zhvillimit, dhe ne do të jemi të hapur për bashkëpunim që Prishtina të marrë vendin që i takon në hartën e zhvillimit kombëtar,” përfundoi ai.

Të ngajshme

Rutte vlerëson lart presidenten Osmani: Ka ndikim jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin

Donat Hashani

Astrit Stafai dhe Florent Boshnjaku publikojnë albumin “Aura”, gjashtë krijime unike që hyjnë brenda hyjnores së artit muzikal

Valjeta Turkaj

Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Valjeta Turkaj