Telenews

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

policia-kerkon-ndihme-ne-identifikimin-e-nje-personi,-dyshohet-per-vjedhje

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në identifikimin e një personi dhe arrestimin e tij, në bazë të disa fotografive që janë publikuar në profilin zyrtar të policisë në Facebook.

Në njoftimin e lëshuar thuhet i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi”.

“I dyshuar kërkohet për veprën Vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

Rrezarta Ramaj

“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

Rrezarta Ramaj

Ndalet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Kosovë më 1999

Rrezarta Ramaj