Telenews

Zjarri përfshin “Gate Club” në Prishtinë

Një zjarr i madh ka përfshirë para pak orësh diskotekën ‘Gate Club’, ku për shkaqe akoma të panjohura, objekti është kapluar nga flakët tërësisht.

Raportohet se janë shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarrfikësit që nga orët e para të mëngjesit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para, zjarri është lokalizuar dhe situata është vënë nën kontroll – ndërsa fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me këtë ngjarje.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Këto janë pamje nga mëngjesi i sotëm të filmuara nga Indeksonline. Këto janë pasojat që la zjarri në këtë diskotekë.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/452052434654571/

Të ngajshme

E kemi bërë nervoz edhe Ceferinin, presidenti i UEFA-s i pranishëm në stadiumin e Lubljanës

Erzana Fazliu

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë

Erzana Fazliu

Drake publikon foto të flamurit Kuq e Zi, reagon Loredana

Erzana Fazliu