Telenews

Një hotel në Brezovicë përfshihet nga zjarri

Të shtunën në mëngjes, një hotel në Brezovicë është përfshirë nga zjarri, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë shkuar ekipet emergjente, Policia e Zjarrfikësit.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth.” – tha Kanun Veseli nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, aktualisht nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Të ngajshme

Viti i Ri ndal përkohësisht numërimin e votave

Valjeta Turkaj

Pse rrushi nuk duhet të mungojë në tavolinën e Vitit të Ri

Erzana Fazliu

Si duhet dekoruar tavolina e Vitit të Ri – Ide elegante për një natë të paharrueshme

Erzana Fazliu