Telenews

Izraeli e Hamasi shkëmbejnë të burgosurit

Pas lirimit të tri pengjeve izraelite, Izraeli ka liruar 369 të burgosur palestinezë.

Yair Horn, Sagui Dekel-Chen dhe Alexander Trufanov, pengje izraelite që mbahen në Gaza që nga 7 tetori 2023, iu dorëzuan Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të shtunën në një ceremoni në Khan Younis, si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit.

Ata u nxorën nga një furgon i bardhë nga njerëz të armatosur të Hamasit dhe u sollën në skenë për t’u prezantuar para publikut. Më pas ata folën disa fjalë, të udhëzuar nga Hamasi.

Pengjet dukeshin në gjendje të mirë fizike. Paraardhësit e tyre kryesisht dukeshin të rraskapitur dhe dukshëm më të hollë.

Më vonë gjatë ditës, Izraeli do të lirojë 369 të burgosur palestinezë. Shumë prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga Hamasi t’i lirojë të gjithë pengjet e mbetur gjatë ditës së sotme. Lëvizja për t’i liruar vetëm tre prej tyre me siguri do të zemërojë presidentin amerikan.

Deri tash janë liruar 19 nga 33 pengjet izraelite të planifikuar të lirohen gjatë fazës së parë të armëpushimit. Ndërkohë, Izraeli do të lirojë afro 2 mijë të burgosur palestinezë.

 

 

Të ngajshme

Francë: Çifti shqiptar gjenden të vdekur në banesën e tyre, dyshohet se burri vrau gruan

Valjeta Turkaj

Macron pret të hënën në takim Zelenskyn

Valjeta Turkaj

I mbajti të bllokuar për 12 orë, Afrika e Jugut lejon 153 palestinezët të zbresin nga aeroplani

Valjeta Turkaj