Telenews

U përfshinë në përleshje fizike, arrestohen gjashtë persona në Mitrovicë të Veriut

u-perfshine-ne-perleshje-fizike,-arrestohen-gjashte-persona-ne-mitrovice-te-veriut

Gjashtë persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Me datë 15.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. L.L – 21 vjeçar, P.R – 18 vjeçar, H.D – 21 vjeçar, D.M – 18 vjeçar, H.D – 26 vjeçar dhe B.M – 24 vjeçar.”

Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje.

“Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor.”

Ata janë ndaluar për 48 orë.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit  për 48 orë.”

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.”

Të ngajshme

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që e sulmoi prokurorin Ramiz Buzhala, ishte ftuar të merrej në pyetje

KushtrimGuraj

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, Haradinaj i kundërpërgjigjet Limajt pas deklaratës së mbrëmshme

KushtrimGuraj

I dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje grabitqare, zbulohet emri i të arrestuarit në Prishtinë

KushtrimGuraj