Telenews

Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, ndërpritet seanca gjyqësore në Hagë

Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka pasur probleme shëndetësore dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin e tha në seancë avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha Misetiqi, raporton Nacionale.

Detaje për këtë dha edhe gjyqtari i rastit. Ai tregoi se Thaçi ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek.

“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij”, tha gjyqtari Smith.

Seanca tashmë po vazhdon. Avokati tregoi se Thaçi ka dhënë leje për ta vazhduar seancën.

“Më thanë se Thaçi dhe mjeku kanë nënshkruar dokumentin për ta vazhduar gjykimin”, tha Misetiqi.

Pas kësaj, gjyqtari ka urdhëruar që seanca të shkojë në seancë private dhe nuk dihet çfarë është diskutuar.

 

Të ngajshme

Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap të dridhurat, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi

Rrezarta Ramaj

KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë shkel rregulloren dhe kufizon pjesëmarrjen

Rrezarta Ramaj

“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, vëllai i Liridonës tregon se çka biseduan me fëmijët për natën kritike

Rrezarta Ramaj