Telenews

Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 – vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka shprehur urimet e tij me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një mesazh të veçantë, të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e kësaj dite historike për të gjithë popullin shqiptar.

“Dëshiroj të ua uroj gjithë popullit shqiptar festën e pavarësisë”, tha Loris Castriota Skanderbegh.

Castriota Skanderbegh, i cili e bart me krenari emrin e Skënderbeut, theksoi gjithashtu rëndësinë e unitetit midis shqiptarëve.

Me 16 tetor 2018 – Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, kishte ndarë Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë Loris Castriota Skënderbeut, Reto Nauses dhe Gjon Berishës.

Pasardhësi i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Loris Castriota Skënderbeu ishte vlerësuar nga Thaçi për mishërimin e tij me vlerat, traditat, historinë shqiptare dhe angazhimin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këtyre vlerave.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj