Telenews

Tentim grabitje mbrapa teatrit në Prishtinë, policia del në vendngjarje

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.

“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera. Kujtojmë se institucionet mikrofinanciare në kryeqytet shpesh herë janë cak i grabitjeve të armatosura.

Të ngajshme

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Valjeta Turkaj

Tahiri: Procesi për president ka qenë “spektakël politik” pa konsensus real

Valjeta Turkaj

Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…

Valjeta Turkaj