Telenews

Osmani: Familja Jashari, themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në 17-vjetorin e Pavarësisë po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e kombit, në një akt solemn në dekorimin e atyre që bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve, që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen e shtetit përpara.

“Në këtë ditë të shenjtë ne nuk përkujtojmë vetëm një datë, në fakt po e nderojmë një epokë të lavdishme të popullit tonë. 17 vjet shtet, por betejë shumë më e gjatë se kaq për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme. Në këtë ceremoni të veçantë kujtojmë dhe nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi”, tha e para e shtetit në ceremoni e veçantë para mysafirëve të shumtë në ceremoninë e veçantë për ndarjen e Dekoratave Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo tha se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës.

“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha Osmani që tregoi se për herë të parë do të ketë dekorohet me medalje shtetërore e tërë familja Jashari, fakt që sipas saj tregon se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën e tyre sublime.

“Sot titullin hero do t’ia ndajmë Shaban Jasharit, atij që inspiroi familjen dhe djemtë e tij. Kryefamiljarit të familjes Jashari, e kryefamiljarit të gjithë familjes së madhe të quajtur Kosovë. Por deri më sot, familja Jashari si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk ishte dekoruar në tërësi. Andaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës, sot do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke e njohur sakrificën e përbashkët të secilit anëtar të kësaj familje që luftoi për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

 

 

 

Të ngajshme

Salla “1 Tetori” në gjendje të rënduar pas përfundimit të numërimit të votave

Valjeta Turkaj

Dhuna në familje, për dy ditë 21 raste

Valjeta Turkaj

Aksident në Fushë Kosovë, treni godet veturën

Valjeta Turkaj