Telenews

Instagram teston opsionin e ri “mos pëlqe” për komentet

Instagram po teston një opsion “mos pëlqe” për të shprehur pakënaqësi ndaj komenteve. Butoni do të funksionojë vetëm për komentet, jo për përmbajtjen. Platforma po e teston për postimet në Reels e Feed.

Por shefi i Instagram Adam Mosseri qartëson se nuk do të shfaqet një numër për mospëlqimet por do të ndikojë në renditjen e komenteve.

“Kjo do t’u japë njerëzve një mënyrë më private për të sinjalizuar se komenti nuk i bën të ndihen mirë. Ne shpresojmë që kjo do të ndihmojë që komentet të jenë më dashamirëse”.

Një zëdhënës i Meta është shprehur për TechCrunch se qëllimi është përmirësimi i komenteve, duke theksuar deklaratën e Mosseri. Opsioni është në fazë prove ndaj butoni është i disponueshëm për një grup të vogël njerëzish. Gjatë procesit, mund të zgjerohet.

Muajt e fundit, Instagram ka njoftuar disa risi si aplikacioni Edits që i përngjan CapCut, zgjatjes së videove Reels në tri minuta dhe ndryshimin e përmasave të postimeve.

Të ngajshme

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Rrezarta Ramaj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj