Telenews

Orav tregon cilat janë kushtet për anëtarësim në BE: Kosova ka nevojë për shumë ‘detyra të shtëpisë’

orav-tregon-cilat-jane-kushtet-per-anetaresim-ne-be:-kosova-ka-nevoje-per-shume-‘detyra-te-shtepise’

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen atë herë kur pajtohen të gjitha shtetet anëtare dhe pas diskutimeve të cilat janë në proces e sipër.

Kështu ka deklaruar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, gjatë vizitës së tij me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa iu bashkangjitur edhe shtetet e Ballkanit Perëndimorë, ai është pyetur se çfarë duhet të bëjë Kosova për tu anëtarësuar.

Derisa në përgjigjet e tij ambasadori Orav shtoi se Kosova duhet të përmbushë kushtet apo “detyrat e shtëpisë”.

“Unë mendoj se është thënë shumë herë nga shumë nivele të BE-së, që BE nuk është e kompletuar para se të gjitha shtetet e Ballkanit t’i bashkëngjiten. Shpresa ime e sinqertë është se kjo do të ndodhë sa më shpejtë. Por, kjo do të thotë që Kosova ka nevojë për shumë ‘detyra të shtëpisë’… Çfarë nevojitet për t’i hequr masat e Kosovës është konsensusi i 27 shteteve të BE dhe pastaj ka plotë diskutime të cilat janë akoma në proces e sipër”, tha Orav.

Orav edhe gjatë ditës së martë ka zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike në Kosovë.

Ai ka përmendur qytetarët e Kosovës duan anëtarësimin në BE, për çka Qeveria duhet të punojë për ta realizuar.

Derisa edhe zyra e kryeministrit ka njoftuar se në takimin Kurti-Orav përveç procesit zgjedhor u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

/GazetaSinjali/

The post Orav tregon cilat janë kushtet për anëtarësim në BE: Kosova ka nevojë për shumë ‘detyra të shtëpisë’ appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj