Telenews

“Do të dalë me tri gra”, deklarata e çuditshme e Gjestit gjatë një debati të tensionuar me Vserlon

gjesti-habit-me-deklaraten:-nese-kam-aq-shume-fansa,-atehere-po-ia-fus-gjumit-dhe-po-e-fitoj-big-brother-in

Përplasjet mes Gjestit dhe Vserlosit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të tensionuara.

Së fundmi, gjatë një debati të ashpër mes tyre, Vserlos hodhi dyshime mbi lidhjen e Gjestit dhe Eglit, duke pretenduar se ata nuk janë aspak çift dhe se lidhja e tyre nuk është e vërtetë.

Në atë moment, reperi nga Peja ndërhyri me një deklaratë të çuditshme dhe aspak të pritshme: “Unë do të dal me tri gra, sonte Valbonës ia kam lypur, me tri gra do të dal unë, si Don Zhuan”, duke shkaktuar reagime të ndryshme si brenda shtëpisë ashtu edhe tek publiku.
Debati mes tyre nuk u ndal me kaq, pasi Gjesti i përsëriti Vserlosit se nuk do të arrinte të merrte asnjë grimcë nga vëmendja e tij, duke e bërë të qartë se ai është figura më e spikatur e spektaklit.

Nëse këto tensione mes dy banorëve do të përshkallëzohen apo do të kthehen në një marrëdhënie më të qetë, mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme të spektaklit.

https://www.instagram.com/reel/DGRLVqts2t1/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1c4e0460-fa16-46b4-b0cd-a5964fdb4f6d

 

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi