Telenews

A i siguroi votat djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli për t’u bërë deputet?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke zbuluar emrat e fituesve dhe atyre që nuk arritën të siguronin një vend në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e kandidatëve të rinj që synuan përfaqësimin politik, nuk munguan as artistë e figura publike. Një prej emrave që spikati në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ishte Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur Shkurte Fejza dhe njëherësh vëllai i këngëtareve të tjera moderne, Gresa e Besiana Behluli.

Pavarësisht mbështetjes nga nëna e tij, e cila e shoqëroi në tubimet zgjedhore gjatë fushatës, Behluli nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Votat e Arbër Behluli në KQZ (Foto: KQZ)

Ai, i renditur me numrin 24 në listën e PDK-së, mori vetëm 6,200 vota, një rezultat i pamjaftueshëm për të hyrë në parlament në bazë të numrit të deputetëve që kjo parti pritet t’i ketë.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë edhe një herë sfidat me të cilat përballen kandidatët e rinj dhe figurat publike që synojnë të hyjnë në politikë, ku pavarësisht mbështetjes dhe emrit familjar, fitimi i besimit të votuesve mbetet një proces i ndërlikuar.

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj