Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj intervistës së mbrëmshme të Fatmir Limajt, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja.
Ai ka bërë me dije se qëndrimi i AAK-së është që të mos bashkëpunojë me VV-në për krijimin e Qeverisë së re.
“Nuk është fare qëndrim i Aleancës çfarëdo koalicioni me VV-në”, ka thënë Gjini.
Pas zgjedhjeve, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të bashkëpunojë me VV-në dhe Albin Kuti.
Madje, ai ka thënë se një gjë të tillë nuk do ta bëj edhe sikur VV-ja të ia ofronte postin e kryeministrit.