Telenews

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që e sulmoi prokurorin Ramiz Buzhala, ishte ftuar të merrej në pyetje

ekskluzive:-ky-eshte-i-dyshuari-qe-e-sulmoi-prokurorin-ramiz-buzhala,-ishte-ftuar-te-merrej-ne-pyetje

Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, të enjten ishte cak i një sulmi fizik brenda këtij institucioni. Buzhala dhe bashkëpunëtori i tij u kanosën seriozisht, ndërsa Policia arriti të intervenojë dhe i dyshuari tashmë ndodhet në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për sulmin ndaj prokurorit Buzhala ishte ftuar të merrej në pyetje, por që ky proces nuk shkoi siç duhet, pasi i njëjti eskaloi dhe e futi veten në telashe.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet për këtë rast është Muhamet Bajramaj, rreth 71-vjeçar.

Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari u shoqërua në stacion policor, ku u intervistua dhe më pas u dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rastin e ka dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) duke theksuar se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme.

“KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i dyshuari që e sulmoi prokurorin Ramiz Buzhala, ishte ftuar të merrej në pyetje appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj