Telenews

Ndërron jetë në moshën 34-vjeçare stilisti i famshëm, Jesus Guerrero

nderron-jete-ne-moshen-34-vjecare-stilisti-i-famshem,-jesus-guerrero

Jesus Guerrero, një stilist flokësh, klientët e të cilit kanë përfshirë Kylie Jenner, Katy Perry, Dua Lipa, Rosalia, Jessica Alba, Demi Moore dhe Jennifer Lopez, ka vdekur.

Ai ishte vetëm 34-vjeçar.

Motra e tij Gris, 26 vjeçe, njoftoi vdekjen e tij në një faqe GoFundMe më 22 shkurt.

Foto: Screenshot/Instagram

“Me zemër të thyer njoftojmë se ka ndërruar jetë Jesus Guerrero”, ka shkruar ajo.

“Ai ishte një djalë, një vëlla, një xhaxha, një artist, një mik dhe shumë më tepër. I lindur dhe i rritur në Houston, Teksas nga prindër emigrantë, Jezusi mësoi se si të punonte shumë dhe ëndërroi t’i çonte aftësitë e tij në majë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Mesazhi shtoi, “Fatkeqësisht, vdekja e tij erdhi shumë papritur. Aktualisht, familja e tij po kujdeset për gjërat e tij personale dhe për ta sjellë atë në vendlindje, Houston”.

Shkaku i vdekjes së Guerreros nuk u zbulua.

Shumë nga të famshmit reaguan për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re.

Të ngajshme

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Valjeta Turkaj

Osman Imeraj i bën një surprizë të veçantë fanses së tij besnike në 75-vjetorin e lindjes

KushtrimGuraj

Demi Moore merr me vete qenushin i saj në Independent Spirit Awards 2025

KushtrimGuraj