Inter Miami mposhti Sporting Kansas Cityn me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve të CONCACAF javën e kaluar dhe gjyqtari i asaj ndeshje, Marco Ortiz, mori një pezullim të madh për ndërveprim me Lionel Messin në fund të ndeshjes.
Pas përfundimit të ndeshjes, gjyqtari meksikan ka përshëndetur të gjithë lojtarët, e më pas ka ndaluar Messin dhe i ka kërkuar autograf.
Organi drejtues i futbollit në Amerikën Veriore dhe Qendrore (CONCACAF) njoftoi se Ortiz u pezullua për gjashtë muaj për këtë veprim.
CONCACAF bëri të ditur se Ortiz i kishte kërkuar autograf Messit për një pjesëtar të familjes me nevoja të veçanta, por edhe sikur të ishte kështu, gjyqtari meksikan nuk ishte “anashkaluar”.
Ortiz thuhet se ka pranuar se i ka kërkuar autograf Messit, ka kërkuar falje dhe ka pranuar dënimin.
https://x.com/PressPortmx/status/1893093764165484545?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1893093764165484545%7Ctwgr%5E178734a16df5e0893130d440cffd0a9e023955e4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkerkoi-autograf-messit-ne-fund-te-ndeshjes-gjyqtari-mori-nje-pezullim-te-madh%2F
Kështu Ortiz është pezulluar nga ndeshjet ndërkombëtare, por do të mund të gjykojë ndeshjet e kampionatit meksikan.
Megjithatë, nëse ai përsërit një veprim të ngjashëm, ai do të pezullohet përgjithmonë.

