Telenews

Parku te “Kodra e Trimave” përfshihet nga zjarri qe disa netë radhazi, dyshohet se të miturit po ia vënë flakën

parku-te-“kodra-e-trimave”-perfshihet-nga-zjarri-qe-disa-nete-radhazi,-dyshohet-se-te-miturit-po-ia-vene-flaken

Parku në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë mbrëmë u përfshi nga zjarri, për të disatën herë brenda një jave. Dyshohet se disa të mitur po ia vënë flakën parkut tash e disa netë, duke shkaktuar rrezik për banorët e asaj zone, raporton Gazeta Sinjali.

Të shqetësuar në lidhje me këtë, janë shprehur banorët e lagjes “Kodra e Trimave”.

Ata i kanë bërë me dije Sinjalit se kjo gjë është duke ndodhur tash e një javë, ku sipas tyre, disa fëmijë rreth moshës 15-16 vjeçare po ndezin zjarr në park.

Banorët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me rrezikun që vjen nga kjo, e po ashtu edhe për dëmtimin që po i bëhet parkut në fjalë, i cili siç bëjnë me dije ata, është akoma duke u ndërtuar.

Në vendin e ngjarjes mbrëmë kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sinjali ka kontakuar Policinë e Kosovës për të marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet që ka siguruar Sinjali nga zjarri që ka përfshirë parkun mbrëmë dhe gjatë netëve të tjera.

/GazetaSinjali/

The post Parku te “Kodra e Trimave” përfshihet nga zjarri qe disa netë radhazi, dyshohet se të miturit po ia vënë flakën appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Aksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen dy persona

Valjeta Turkaj

Kurti s’lodhet për vendimin e Gjykatës, nesër në ora 10:00 do të jetë në Gjilan për gurëthemelin e një çerdheje, jo në Prokurorinë Speciale

Valjeta Turkaj

Miratohet Udhërrëfyesi për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka

Valjeta Turkaj