Telenews

“S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur”- Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin

Banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, është zgjuar e përlotur këtë mëngjes, pas një ngjarjeje të pakëndshme që përjetoi gjatë natës.

Ndërsa ajo dhe Gjesti ishin shtrirë për të fjetur, në rrjet po përflitet se ai e ka ‘bullizuar’ për një nishan që ka në këmbë, gjë që duket se e ka lënduar shumë.

Egli ia ka rrëfyer situatën Danjës, duke treguar se është ndier e fyer dhe e pavlerësuar nga sjellja e Gjestit.
“Vë në mes jorganin, më kthen kurrizin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. Dhe të ndihesh në faj për një gjë të Zotit. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja”, është shprehur ajo e mërzitur.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në mendime për dinamikën mes dyshes dhe mënyrën se si Gjesti është sjellë ndaj Eglit.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Gjesti do të reagojë ndaj kësaj situate dhe si do të ndikojë kjo në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj