Telenews

Policia në Ferizaj ia konfiskon armën e gjahut një 21-vjeçari

policia-ne-ferizaj-ia-konfiskon-armen-e-gjahut-nje-21-vjecari

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje ka pranuar informatë se një 21 vjeçar në fshatin Sushicë të Shtërpcës posedon armë gjahu pa leje.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me 30 fishekë.

“Më 01.03.2025, rreth orës 22:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në fshatin Sushicë një person, F. D, 21 vjeç posedon një armë gjahu pa leje. Policia menjëherë doli në vendgjarje dhe sekuestroi armën e zjarrit me 30 fishekë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.”

The post Policia në Ferizaj ia konfiskon armën e gjahut një 21-vjeçari first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Miratohet Udhërrëfyesi për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka

Valjeta Turkaj

Digjet një veturë në Obiliq – policia e zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

Valjeta Turkaj

Vetura hyn në shesh dhe godet qytetarët në Gjermani

Valjeta Turkaj