Telenews

A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të suksesshme, siç është dhe spektkali i njohur i “BBVA”.

Teksa u pyet nga Alketa nëse ai e ndjente sadopak mungesën e formatit të “Big Brotheri”, regjisori me sinqeritetin e tij më të madh tha:

“Big Brother për momentin nuk më mungon. Nuk ka format që të konsumon më shumë se Big Brotheri, që të shtrydh, që të merr kohë, që të merr jetën, që të largon nga fëmijët, që të fut te bota e një shtëpie, është vetëm Big Brother dhe duhet patjetër që të marrësh frymë, të kesh një shkëputje për t’u rikthyer sepse është shumë i vështirë si emision”.

Me fjalët e fundit, Eduarti lë të nënkuptohet se ekziston mundësia për një rikthim të tijn në këtë format.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj