Telenews

Franca dhe Britania propozojnë vetëm armëpushim të sulmeve ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, që do përfshinte vetëm ndalimin e sulmeve ajrore, detare dhe ndaj infrastrukturës energjetike.

Sidoqoftë, luftimet në tokë do të vazhdojnë, duke e bërë më të vështirë verifikimin e respektimit të armëpushimit përgjatë frontit.

Macron theksoi se “në rast të një armëpushimi, do të ishte shumë e vështirë të verifikohej se luftimet përgjatë frontit po respektoheshin”.

Ky propozim vjen ndërkohë që presidenti francez ishte duke fluturuar për në Londër, ku do të takohej me liderët evropianë për një samit të thirrur nga kryeministri britanik Keir Starmer, me qëllim avancimin e përpjekjeve për të hartuar një plan paqeje për Ukrainën.

Samiti në Londër u mbajt dy ditë pas takimit të tensionuar mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Macron sipas Reuters, gjithashtu sqaroi se sipas propozimit franko-britanik, trupat tokësore evropiane do të dërgohen në Ukrainë vetëm në një fazë të dytë të planit paqeje.

“Nuk do të ketë trupa evropiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme”, shtoi ai./Telenews.al/

Të ngajshme

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

KushtrimGuraj

Pas refuzimit të Putinit për takim, reagon Zelensky: Rusia po zgjedh përsëri luftën

KushtrimGuraj

Gjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai

Rrezarta Ramaj