Telenews

Gjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai

Gjashtë shtetas shqiptarë të arrestuar në Dubai pritet të ekstradohen sot drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia e shtetit njoftoi se të ekstraduarit ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe krimet kompjuterike.

Sipas njoftimit, në Shqipëri do të ekstradohen K.Q., 44 vjeç, Sh.K., 44 vjeç, A.P., 38 vjeç dhe D.P., 39 vjeç, të cilët akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe pastrim parash, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Po ashtu, do të ekstradohet edhe I.L., 30 vjeç, i dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkaq, M.C., 34 vjeç, akuzohet për mashtrim kompjuterik, gjithashtu i kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të ngajshme

Rasti i babait me foshnjën në Gjilan, kryefamiljari del para gjykatës

Rrezarta Ramaj

Alarm pas alarmi në tregun ushqimor – Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Rrezarta Ramaj