Telenews

Arrestohet biznesmeni i famshëm serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi!

Sipërmarrësi serb Davor Macura , pronar i Alta Bank dhe një biznesmen i afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS), u arrestua të hënën në mëngjes.

Arrestimit të tij i parapriu një kontroll i gjerë policor në ambientet e bankës “Alta”, i cili zgjati më shumë se 30 orë.

Të shtunën, Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) i revokoi licencën Alta Bank për të vepruar, pas së cilës filluan procedurat e falimentimit kundër saj. Vendimi u mor vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare më 25 tetor, në të cilat SNS humbi pushtetin pas 14 vjetësh.

Sipas informacioneve të mëparshme jozyrtare, Alta Banka u përpoq të transferonte dhjetëra milionë euro nga Serbia jashtë vendit, përfshirë Rusinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve.

Të ngajshme

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Rrezarta Ramaj