Telenews

OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

Në shenjë proteste kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre, organizatat joqeveritare të Gjakovës protestuan sot para stacionit policor, Gjykatës Themelore dhe prokurorisë në këtë qytet.

Ideal Zhaveli, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, tha se qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, duke theksuar se kanë kaluar tetë ditë nga vrasja e Arlinda Zekajt dhe ende nuk janë ndërmarrë masat e duhura ndaj përgjegjësve kryesorë.

Ndërkaq, Dorina Babuni-Krelani, përfaqësuese e OJQ-së “Medika”, tha se protesta, përveç kërkesës për përgjegjësi institucionale, ishte edhe thirrje për gjithë shoqërinë që të angazhohet më shumë në çdo mjedis shoqëror për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

Të ngajshme

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Rrezarta Ramaj

Rasti i babait me foshnjën në Gjilan, kryefamiljari del para gjykatës

Rrezarta Ramaj