Telenews

Ja arsyet pse Zelensky nuk vesh kurrë kostum

Në udhëtimet e tij të shumta ndërkombëtare në përpjekje për të siguruar mbështetje ushtarake dhe financiare për vendin e tij, presidenti ukrainas, Zelensky ka zgjedhur të heqë dorë nga veshjet zyrtare.

Në vend të një kostumi dhe këpucësh, Zelensky në përgjithësi ka zgjedhur të vesh xhupa të zinj ose ngjyrë jeshile ulliri, të zbukuruara me simbolin e trefishtë ukrainas, pantallona dhe çizme.

“Do të vesh një kostum kur të përfundojë kjo luftë. Ndoshta diçka si e jotja, ndoshta më mirë… ose ndoshta diçka më e lirë”, u përgjigj Zelensky kur u pyet se pse nuk veshi kostum në takimin që mbajti me presidentin Trump në shtëpinë e bardhë.

Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, të premten, 28 shkurt 2025.

Ndërkohë që Agatha Gorski, e cila synon të ruajë kulturën ukrainas, ka thënë se veshja e presidentit të ukrainës është përfaqësim i gjendjes së shtetit.

“Ky është realiteti në të cilin jetojmë. Natyrisht, presidenti ynë do ta pasqyrojë atë. Nëse ecni nëpër Kiev, do të shihni njerëz të veshur me këtë pamje. Kjo formon një narrativë shumë të rëndësishme : se ne jemi në luftë dhe se ky është realiteti ynë”, tha ajo.

Zelensky nuk është lideri i parë botëror që vesh veshje ushtarake për të mbështetur përpjekjet luftarake të vendit të tij. Winston Churchill vizitoi Shtëpinë e Bardhë i veshur me një kostum lufte.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj