Telenews

William Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Washington

william-walker:-flamurin-e-uck-se-e-mbaj-ne-dhome-te-ndejes-ne-washington

Ambasadori William Walker, ish-Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ka folur për lidhjen që ka me popullin e Kosovës.

Ai ka thënë se jo rrallë pranon vizita të shqiptarëve të Kosovës në shtëpinë e tij në Uashington.

“Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë. Takoj shumë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Uashington dhe më vizitojnë”, tha ai.

Ai ka zbuluar se një flamur të UÇK’së e mbanë në dhomën e ndejës në shtëpinë e tij në Washington.

“Flasim për fotot në mur ose për flamurin e UÇK-së në cep tek dhoma e ndenjes, gjëra të tilla. Dhe pastaj dalim në një restorant aty pranë”, ka thënë Walker për Klan Kosova.

The post William Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Washington first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Dy sportistë u përjashtuan përgjithmonë pasi thyen rregullin më të rreptë në Lojërat Olimpike

Donat Hashani

I mbijetoi tumorit në tru, 13-vjeçari emërohet nga Trump si “Agjent Nderi”

Donat Hashani

Rinumërimi i votave në Vushtrri fillon nesër nga ora 10:00

Donat Hashani