Xhiro e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll nisi të premten me ballafaqimin ndërmjet Ferizajt dhe Suharekës, duel të cilin e fitoi skuadra nga qyteti i Ferizajt me rezultat 3-1.
E kjo xhiro do të vazhdojë sot me dy ndeshjet të tjera që do të jenë jashtëzakonisht interesante pasi që do të përballen katër skuadra të mëdha të elitës së futbollit vendor.
Kampioni në fuqi Ballkani e pret Prishtinën në Suharekë me synimin për t’u kthyer te fitorja pas dy humbjeve e një barazimi në tri ndeshjet e fundit, raporton KosovaPress.
Ballafaqimi tjetër interesant do të jetë ai ndërmjet Llapit dhe Dritës. Derisa Llapi po lufton për t’i ikur zonës së rënies në Ligën e Parë, Drita nga ana tjetër tashmë është gjithnjë e më afër titullit të kampionit dhe një fitore tjetër sot do ta ofronte edhe më shumë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 14:00.