Telenews

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për media së bashku me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se roli i NATO-s është të sigurojë që FSK-ja të zhvillohet si një forcë efektive për çështje humanitare.

“Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar në Kosovë. Ky është saktësisht mandati që NATO ka, për të ndihmuar FSK-në të zhvillohet mirë e më mirë që të jetë forcë humanitare, kur të ngriten çështje humanitare”, ka thënë Rutte.

Deklarata e tij është komentuar nga gjenerali në pension i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili e cilësoi atë si politike, duke thënë se është bërë për të ruajtur raportet me Serbinë.

“Deklarata e tij është politike, ndoshta jo për ti hidhëruar fqinjët tanë verior. Ai e di shumë mirë, edhe NATO  e di në përgjithësi, sepse NATO është prezente edhe në ministrinë e Mbrojtjes edhe në FSK. Se që nga viti 2018 kur janë aprovuara tri ligje ne Parlament, ligji për ministrinë e Mbrojtjes, ligji për shërbim në FSK dhe ligji për FSK-në. Që nga atëherë FSK-ja ka marrë mision ushtarak, që dalin detyrat kryesore nga ky mision, mbrojtje e integritet dhe sovranitetit, pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse nëpër botë, ruajtja e pronës dhe jetës së qytetarit të Kosovës dhe zbatimi i të gjitha rekomandimeve edhe urdhrave që dalin nga institucionet qendrore dhe lokale. Dhe ky mision është dhe këto detyra janë përgjegjësi  të gjitha forcave të armatosura anëtarë të NATO-s. Dhe faktikisht e di shumë ai këtë. Por deklarata e tij ruhet për shkak të mbajtjes së raporteve me Serbinë.

FSK-ja ka mision të qartë ushtarak…”, ka thënë Kastrati në FIVE të Dukagjinit.

Të ngajshme

Policia në Gjakovë shqiptoi 752 gjoba dhe sekuestroi 125 patentë shoferë

Valjeta Turkaj

Themelimi i organizatës jofitimprurëse “Vatra e Artistëve” në Grand Blue FAFA

Valjeta Turkaj

Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Erzana Fazliu