Telenews

Apeli merr vendim sot për Erion Veliajn

Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë dje vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Vendimi, i cili pritet të merret sot në orën 12:30, u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.

Këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që sot të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë.

Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

Të ngajshme

Kjo është 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

Yllka Gashi

Haradinaj uron Joe dhe Shirley DioGuardin për shtetësinë e Kosovës

Yllka Gashi

Sulm në Skenderaj, një person godet me mjet pune një tjetër

Yllka Gashi