Telenews

Apple zhvillon kufjet me kamera?

apple-zhvillon-kufjet-me-kamera?

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po zhvillon në mënyrë aktive një version të kufjeve AirPods me një kamerë të integruar.

Analisti Mark Gurman pretendon në raportin e tij të fundit se Apple është duke punuar në një version AirPods, që do të ketë kamera të integruara.

Sipas njohurive të tij, teknologjia e lartpërmendur me shumë mundësi nuk do të shfaqet në kufjet AirPods Pro 3, dhe qëllimi i teknologjisë është që kufjet të kuptojnë më mirë mjedisin e përdoruesit.

Me këtë integrim në AirPods, përdoruesi mund të pyesë Siri-n për rrethinën e tij, pa pasur nevojë të nxjerrë iPhone nga xhepi.

Analisti Mingchi Kuo gjithashtu ka sugjeruar më parë idenë se Apple mund të përfitojë nga kamerat dhe t’i integrojë ato me produktet e tjera të saj.

Për shembull, ato mund të përdoren për ndërgjegjësim më të mirë mjedisor gjatë dëgjimit të audios me Apple Vision Pro.

Sugjerohet se teknologjia e përmendur nuk do të debutojë në pajisjet Apple para vitit 2027, dhe me shumë mundësi do të arrijë me kufjet AirPods Pro 4.

Të ngajshme

Samsung tallet me Apple menjëherë pas zbulimit të iPhone-ve të rinj

KushtrimGuraj

Google së shpejti do të prezantojë modalitetin AI si parazgjedhje në kërkim

KushtrimGuraj

Hapi i rëndësishëm! Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

KushtrimGuraj