Telenews

Avokatja e njohur e quan Thaçin – uragan, që tundi themelet e regjimit serb duke sjell lirinë që sot gëzojmë

Avokatja e njohur kosovare, Fehmije Gashi Bytyqi ka përshkruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një “Uragan” që ka ndryshuar rrjedhën e historisë.

Në një postim të saj, ajo e falenderoi babain e presidentit, Haxhi Thaçin, që rriti një djalë që tundi themelet e regjimit serb dhe të solli lirinë që sot e gëzojmë.

Sipas avokates, kontributi i Haxhi Thaçit në jetën e djalit të tij ka qenë thelbësor në krijimin e një lideri të guximshëm dhe vizionar, që ka luajtur një rol kyç në çlirimin e Kosovës.

Ndërkohë, dje në Kosovë, ish-presidenti Hashim Thaçi ka ardhur për ta vizituar babain e tij të sëmurë, i cili është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Të ngajshme

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

Yllka Gashi

Rama i reagon ashpër Vetëvendosjes: Jeni fatkeqësia e këtij vendi!

Yllka Gashi

Një kamioni nga Kosova i ngarkuar me vetura ndalohet në Gjermani, konstatohen shumë shkelje

Yllka Gashi