Telenews

Sorensen: Qëllimi është shtyrja përpara e dialogut, kompromiset janë në dorën e palëve

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut.

Ai para mediave pas takimit me Kurtin, tha se ishte një fillim i mirë.

“Ishte një takim prezantues dhe ne biseduam sesi procesi mund të vazhdojë dhe të lëvizim përpara, dhe si i tillë ishte një fillim i mirë. Qëllimi ynë është që procesi të vazhdoj dhe të lëvizim përpara”, tha Sorensen.

Sorensen theksoi se pas Kosovës do të shkoj edhe në Beograd. I pyetur nga gazetarët se a mund të ketë kompromise, ai tha se kjo caktohet nga palët.

“Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen.

Emisari i BE-së u pyet edhe për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, respektivisht qendrave për punë sociale dhe postës.

Ai tha se duhet punuar që njerëzve tu sigurohet shërbim i mirë.

“Duhet të punojmë të sigurohemi që njerëzit të shërbehen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, u shpreh Sorensen.

Të ngajshme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani