Telenews

Osmani e dekoron Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave: Faleminderit për përkushtimin

osmani-e-dekoron-roth-me-medaljen-presidenciale-te-meritave:-faleminderit-per-perkushtimin

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh – atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane”, ka shkruar Osmani për Roth.

Postimi i plotë:

Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish minister, punoi përgjatë 27 viteve të angazhimit të tij politik.

Faleminderit, z. Roth, për përkushtimin tuaj të palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

 

Të ngajshme

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana,

Valjeta Turkaj

Maqedonci takon ministren e mbrojtjes të Luksemburgut: Presim mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Valjeta Turkaj

Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit

Valjeta Turkaj