Telenews

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA

Mesfushori Etnik Brruti një javë më parë vendosi ta lërë Kosovën për të kaluar te Shqipëria, duke krijuar jo pak debat.  

Brruti që ishte kapiten te Kosova U21, vendosi të kalojë te Shqipëria, ku mori ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës. 

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i nisi menjëherë procedurat në FIFA për të lehtësuar kalimin e Brrutit, gjë që u konfirmua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 

Brruti me fanellën e Kosovës U-21

Pritej që Brruti të kompletonte dokumentacionin, gjë që e ka bërë sot, pasi FIFA ka finalizuar procedurat e ndryshimit të federatës. 

Ka qenë FFK që nuk e ka bllokuar lojtarin dhe ka pranuar kërkesën e tij dhe të FSHF-së.  

Meqë lojtari shtë ftuar nga trajneri Sylvinjo, ai do të jetë gati për ndeshjet e marsit.

Të ngajshme

Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Yllka Gashi

E mban premtimin, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit De La Fuente

Yllka Gashi

Zinedine Zidane emërohet trajner i ri i Francës, nis një epokë e re për “Les Bleus”

Yllka Gashi