Telenews

Sot hapet e pamja për Haxhi Thaçin

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, u varros dje në fshatin e tij të lindje në Burojë të Skenderajt.

Familja sot do të hap të pame, ku njerëzit mund të shkojnë dhe t’i shprehin ngushëllime familjes Thaçi.

Të pamet zgjasin deri të premten, 21 mars.

Haxhi Thaçi, vdiq të dielen pas një sëmundje të rëndë.

Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Pak ditë para vdekjes, ai u viyitua nga i biri i tij, Hashim Thaçi.

Por, këtij të fundit, Haga nuk ia mundësoi të ishte i pranishëm në varrimin e babait, pavarësisht kërkesës së bërë.

Të ngajshme

Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike

Blearta

Mbrojtja kërkon lirimin e Ekrem Bajroviqit nga akuza për krime lufte në Istog

Blearta

Shfaqen mbishkrime anti-shqiptare në Shkup, kërkohet reagim institucional

Valjeta Turkaj