Telenews

Kosova nuk fal në ”Fadil Vokrri”, shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Islandës, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve.

”Dardanët” para tifozëve vendas, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shënuan fitore me rezultat 2-1.

Lumbardh Dellova i dha epërsinë ”Dardanëve”, me një supergol të shënuar në minutën e 19-të.

Tre minuta më vonë, Orri Oskarsson barazoi shifrat në 1-1.

Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elvis rexhbeçaj, në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, djelmoshat tanë janë një hap larg që të kualifikohen në Ligën B të Ligës së Kombeve, por duhet të pritet edhe ndeshja kthyese ndja Islandës, e cila zhvillohet të dielen në Murcia të Spanjës, më fillim nga ora 18:00.

Të ngajshme

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Erzana Fazliu

Dy super-ndeshje sot në futbollin kosovar

Donat Hashani

Sonte dy ndeshjet shumë interesante nga Superliga e Kosovës në Basketboll

Donat Hashani