Telenews

Osmani kujton masakrat e Pastaselës dhe Burimit, kërkon drejtësi për viktimat

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e 26-të të masakrës në Pastaselë të Rahovecit dhe atë në Burim të Malishevës.

Osmani thotë se kujtesa e popullit të Kosovës nuk zbehet, e historia nuk mund të harrohet.

E para e vendit shton se me përkushtim dhe vendosmëri do të mbrohet e vërteta dhe do të kërkohet drejtësia për viktimat e këtij gjenocidi.

“Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë. Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakruan brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë”.

“Por kujtesa jonë nuk zbehet. Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”, është shprehur e para e vendit.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj