Telenews

Ish-presidenti Hashim Thaçi përfundon vizitën, niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën dy ditore në Kosovë, të cilën Dhomat e Specializuara ia mundësuan pas vdekjes së babait.

Para pak qastesh, ai është larguar nga zyra e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku ka qëndruar gjatë natës.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovës, ai është vizituar nga familjarët e tij.

Fillimisht, ai ka pasur një vizitë nga tre vëllezërit e tij dhe më pas është vizituar edhe nga bashkëshortja, Lumnije Thaçi.

Pas vizitës, Gani Thaçi ka folur shkurt për media, duke thënë se ish-presidentit është mirë me shëndet.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, ka deklaruar ai.

Derisa Thaçit po qëndron brenda zyrave të EULEX-it, një grup i të rinjve është duke protestuar para këtyre zyrave.

“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”, janë disa nga parullat që po mbahen në duar nga këta të rinjtë.

Pas takimit me familjarët, ish-presidenti Hashim Thaçi do të kthehet sërish në Hagë.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia ka lejuar ardhjen në Kosovë.

Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh.

Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë.

Në ditën e parë të vizitës se tij, jehonë të madhe ka bërë mesazhi që Thaçi kishte shkruar në kurorën që ka vendosur te varri i babait të tij.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishte shkruar në kurorë.

Fotografia e kurorës është shpërndarë ngaqytetarë të shumtë e zyrtarë të të lartë të PDK-së.

Vizita e Thaçit të varri i babait të tij është shoqëruar me masa të rrepta të sigurisë.

Njësia speciale e policisë se EULEX-it, të maskuar e me armë të gjata i kanë qëndruar pranë vazhdimisht.

Kjo ka nxitur reagime të shumta.

Madje, ish-eprori i UÇK-së, UK Lushi, ka thënë se këto masa tregojnë se ish-presidenti po torturohet nga Gjykata Speciale në emër të Kosovës.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj