Telenews

Gjesti shfaqet i rënduar emocionalisht, qan i vetmuar në oborr

Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është filmuar të shtunën duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë së famshme.

Në një video që është shpërndarë me të madhe në rrjetin social X (ish-Twitter), Gjesti shihet i vetëm në oborr, i mërzitur dhe me lot në sy. Pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë komentuar situatën duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.

Ky moment vjen pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Egli, me të cilën ka pasur disa përplasje të vazhdueshme kohët e fundit. Marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i Eglit në shtëpi, duke mos i dhënë më një tjetër shans lidhjes së tyre, ndonëse më herët ata ishin në një raport të afërt.

Të ngajshme

Aktakuzë ndaj 21 serbëve për krimet në Reçak – Prokuroria pretendon se u vranë 42 civilë dhe u dëbuan rreth 20 mijë persona –

KushtrimGuraj

Don Xhoni thyen rekordin e radhës – albumi i ri i tij arrin 100 milionë dëgjime

Yllka Gashi

Ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës dhe pushimin e lehonisë

Yllka Gashi