Telenews

Rrahmani në formacionin më të mirë të javës së parë në Serie A –

Faqja e specializuar për statistika sportive, Sofascore, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së parë në Serie A, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që zë vend në qendër të mbrojtjes.

Java e parë e sezonit të ri në Serie A ka sjellë disa paraqitje të spikatura individuale, ndërsa Sofascore ka publikuar 11-shen më të mirë të xhiros, bazuar në vlerësimet e lojtarëve.

Në këtë formacion është përfshirë edhe Rrahmani, i cili është vlerësuar me notën 8.2 pas paraqitjes së tij me Napolin.

Në portë është përzgjedhur Wladimiro Falcone i Lecces, i cili me paraqitjen e tij ka marrë notën 9.9, duke qenë njëri prej lojtarëve më të vlerësuar të javës.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hassane Kamara, Amir Rrahmani, Gleison Bremer dhe Yann Bisseck.

Në mesfushë janë përzgjedhur Davide Frattesi i Lazios, Gianluca Busio i Venezias dhe Bryan Cristante i Romës.

Ndërkaq, në repartin ofensiv janë Giacomo Raspadori i Atalantas dhe dyshja e Romës, Paulo Dybala dhe Donyell Malen.

Malen ka marrë notën perfekte 10.0, pas het-trikut të shënuar në ndeshjen e javës së parë.

Kështu, Rrahmani e nis sezonin e ri në Serie A me një vlerësim të lartë individual, duke u përfshirë në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të xhiros së parë.

Të ngajshme

Martinelli pranë largimit nga Arsenali, kjo është oferta zyrtare

Yllka Gashi

Manchester City pranë transferimit të Enzo Fernándezit –

KushtrimGuraj

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në volejboll të Lojërave Mesdhetare

Yllka Gashi