Manchester City është pranë transferimit të mesfushorit argjentinas Enzo Fernández nga Chelsea, sipas raportimeve të mediave të huaja.
Chelsea kërkon rreth 140 milionë euro për 25-vjeçarin, ndërsa negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë.
Fernández thuhet se është i hapur për transferimin, ndërsa City shpreson ta mbyllë marrëveshjen para përfundimit të afatit kalimtar.
Në anën tjetër, mesfushori spanjoll Nico González pritet të largohet nga City dhe të transferohet te Newcastle për rreth 58 milionë euro.
Nëse realizohen të dyja lëvizjet, Manchester City do të bëjë ndryshime të rëndësishme në mesfushë para mbylljes së afatit kalimtar.

