Telenews

“Zëri” i Policisë në Pejë pensionohet, togeri Fadil Gashi mbyll karrierën pas 35 vitesh shërbim –

Pas 35 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, togeri Fadil Gashi i ka dhënë fund karrierës policore, duke u pensionuar pas më shumë se tri dekadash në uniformë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Gashi u bë një figurë e njohur jo vetëm për kolegët policë dhe qytetarët, por edhe për gazetarët.

Për një kohë të gjatë, ai ishte ndër zërat kryesorë të Policisë së Kosovës në Pejë – personi që përcillte informacionet zyrtare për ngjarjet, jepte detaje për rastet policore dhe ishte në komunikim të vazhdueshëm me mediat.

Nga aksidentet e deri te rastet kriminale, nga raportimet e para deri te informacionet zyrtare, zëri i tij ishte i njohur për redaksitë që mbulonin rajonin e Pejës.

Tash, pas 35 vitesh, një kapitull i gjatë është mbyllur.

Togeri Fadil Gashi është pensionuar, duke lënë pas një karrierë të gjatë në shërbim të Policisë dhe qytetarëve.

Për shumë gazetarë, pensionimi i tij nënkupton edhe fundin e një epoke të njohur komunikimi me Policinë e Pejës – atë telefonatë ku, përtej uniformës, gjithmonë kërkohej një zë i sigurt për të konfirmuar se çfarë kishte ndodhur.

Redaksia e Gazetës Sinjali e falënderon togerin Fadil Gashi për bashkëpunimin, korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar ndër vite, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe pensionim të qetë.

Të ngajshme

Raportimet për vetaksidentin në Suharekë, Policia jep detaje për Sinjalin –

KushtrimGuraj

Ndryshim orari për parafillorët në Prishtinë: Nga dy orë në katër –

KushtrimGuraj

Banori i Shallcit ankohet për mungesën e ujit dhe gjendjen e rrjetit elektrik –

KushtrimGuraj