Telenews

Të shtëna me armë në Dollc të Klinës, arrestohen dy persona

Sot ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc të Klinës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja armësh dhe më pas është realizuar bastisje dhe dy persona janë arrestuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha  se janë sekuestruar armë të ndryshme, mbi 100 fishekë dhe granatë dore.

“Me datë 23 mars  janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave. Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit A-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës. Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”  dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve””, tha Nikçi.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj