Telenews

Lady Gaga paditet për “kopjim”

lady-gaga-tregon-se-cila-pjese-i-pelqen-me-shume-te-fansat-e-saj

Këngëtarja amerikane Lady Gaga po përballet me një padi nga një kompani e pajisjeve për surfim, e cila pretendon se këngëtarja ia ka kopjuar logon për albumin e saj të ri “Mayhem”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, kompania “Lost International” ka deklaruar se ka të drejtat mbi termin “Mayhem” si logo e stilizuar, të cilën e përdor në dërrasat e surfit dhe produktet e saj prej më shumë se një dekade. Kompania akuzon Gagan se e ka përdorur një dizajn pothuajse identik për dizajnin e emërtimit të albumit e saj.

Në padi, “Lost International” ka përfshirë një krahasim të logos së vet dhe asaj të përdorur nga Gaga, duke argumentuar se ngjashmëritë janë të dukshme. Kompania ka thënë se ka regjistruar të drejtat autoriale të markës “Mayhem” që nga viti 2015 dhe pretendon se këngëtarja po e përdor atë pa leje.

“Lost” gjithashtu ka thënë se ka ngritur shqetësimin edhe te Gagas, por ajo nuk e ka ndalur përdorimin e logos. Për këtë arsye, kompania ka vendosur ta padisë, duke kërkuar që ylli të ndalojë përdorimin e logos dhe të paguajë dëmshpërblim, përfshirë fitimet që ka realizuar nga përdorimi i saj.

Ekipi i TMZ-së është përpjekur të kontaktojë përfaqësuesit e këngëtares, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Të ngajshme

Kryeministri Keir Starmer mbështet serialin “Adolescence”, reagon pasi e pa me fëmijët e tij

KushtrimGuraj

Nis me surpriza Ferma Vip 2, zbuloni fermerët e parë dhe opinionisten

KushtrimGuraj

Përplasen ashpër, Gjesti – Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

KushtrimGuraj